[Në kraharor bëhet lufta]
Nga Eleni Nanopoulou
Moti është i mirë
si gratë që mbajnë
shami shumëngjyrëshe
dhe dalin shëtitje
kapur për krahu nëpër pranverë
pëshpëritin ngadalë
i ndryjnë të fshehtat
në pasqyrën e vogël të çantës
siç fshehin vdekjet
dhe orgazmat
ca ditëve
bëhen sa një bulëz
rrojnë në salla pritjeje
në pritje
shkasin nga trupat e tyre
në hullinë e sternës
dhe rrënjëzohen si arë
mbështillen me garza
duke mbartur
gjak vdekjeprurës
ta thashë
në kraharor bëhet lufta
mama
po ti s’më besove
(Shqip: Sokol Çunga)
#eleninanopoulou #greekpoetryintranslation
https://www.bibliotheque.gr/article/66241
